Apple po përgatitet për një eveniment tjetër lançimi produktesh dhe kompania ka filluar të dërgojë ftesa për datën 30 Tetor.
Evenimenti quhet “Shpejtësi e Frikshme” dhe do të transmetohet live në YouTube dhe Apple.com mbrëmjen e së Hënës.
Pjesë e ftesës është një logo Apple që transformohet në ikonën e Finder duke sugjeruar se kompjuterë Mac po vinë. Në fillim të javës Mark Gurman nga Bloomberg raportoi se Apple është duke u përgatitur për një lançim surprizë produktesh.
Spekulimet sugjerojnë për një rifreskim të iMac 24-inç dhe një MacBook Pro të ri. Gurman raportonte se inventari i MacBook Pro 14-inç dhe 16-inç kishte filluar të boshatisej duke sugjeruar lançimin e modeleve të reja.
Kompjuterët e rinj pritet të vinë me procesorin Apple M3 duke sjellë më shumë performancë dhe efikasitet, diçka që vetë ftesa lë të kuptohet. Ky eveniment vjen pasi Apple prezantoi modelet e reja iPhone 15 muajin e kaluar. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.