Valve publikoi një listë titujsh “Best of Steam” ku përfshihen edhe lojërat më të luajtura gjatë vitit nëpër platforma të ndryshme.
Është një listë vjetore e cila vë në dukje disa prej lojërave më fitimprurëse. Si rezultat ato janë ndarë në katër kategori: Platinium (1-12), Gold (12-24), Silver (25-50) dhe Bronze (51-100).
Të dhënat janë për periudhën 1 Janar 2023 deri më 15 Dhjetor 2023. 11 titujt më fitimprurëse vijojnë si mëposhtë:
- Counter-Strike 2
- Starfield
- Sons of the Forest
- Cyberpunk 2077
- PUBG: Battlegrounds
- Hogwarts Legacy
- Baldur’s Gate 3
- Destiny 2
- Apex Legends
- Call of Duty
- Dota 2
Në mesin e këtyre titujve nuk ka surpriza të shumta me përjashtim të lojës horror Sons of the Forest dhe faktit se Destiny 2 mbetet loja më popullore në komunitetin Steam pavarësish problemeve.
Valve gjithashtu ka përpiluar të dhëna rreth titujve të rinj më të shitur të cilët vijojnë si mëposhtë:
- Resident Evil 4
- Remnant 2
- Street Fighter 6
- Payday 3
- EA Sports FC 24
- Star Wars Jedi: Survivor
- Armored Core VI: Fires of Rubicon
Së fundi Steam publikoi edhe listën “Most Play Games” në Steam Deck e cila matet sipas lojtarëve aktivë në ditë. Me përjashtim të titujve të zakonshëm si Hogwarts Legacy, Resident Evil 4 dhe Starfield, gjithashtu gjejmë edhe titujt si Grand Theft Auto V, Half-Life, Dave dhe Diver, Elden Rings dhe Vampire Survivors.
/GameWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.