Përbërësit:
300 ml lëng portokalli(i freskët)
2 lugë lëvore portokalli të grirë në rende
300 gr çokolatë e bardhë
50 gr margarin
200 gr kokos
pak sheqer sipas dëshirës
Përgatitja:
Grijmë lëvoren e portokallit dhe e qesim të zihet me 300 ml lëng portokalli.
Ziejmë deri sa të shterret pak dhe nga ky leng të mbesin 75 ml.
E lejmë të ftohet dhe i shtojmë 200 gr kokos,çokolatën e shkrirë me margarin.Përziejmë mirë,i lëmë të ftohen dhe nga kjo masë formojmë topthat të cilët i rrotullojmë në kokos./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.