Në fakt, disa prej tyre mund të konsiderohen si ndër ushqimet më të pashëndetshme në botë, e ju të mos jeni të vetëdijshëm për këtë
Le ta pranojmë se të gjithë kemi ushqimet tona të preferuara të cilat dëshirojmë t’i konsumojmë vazhdimisht. Disa prej tyre janë më të shëndetshme se të tjerat, dhe të tjera janë krejtësisht të pashëndetshme. Në fakt, disa prej tyre mund të konsiderohen si ndër ushqimet më të pashëndetshme në botë, e ju të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Edhe pse ta llastoni veten me ushqimet e preferuara është diçka e rëndësishme, të siguroheni që të dini se çfarë produktesh po konsumoni është gjithashtu një hap i zgjuar dhe i sigurt drejtë ushqyerjes së shëndetshme. Për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë se çfarë ka në ushqimet që keni dëshirë t’i konsumoni shpesh, ju ftojmë të njiheni me këtë listë të ushqimeve më të pashëndetshme në botë.
LËNG FRUTASH ME SHEQER TË SHTUAR. Përbërësit jo të shëndetshëm: Sheqerna të shtuara, pa fibra, me shurup misri me fruktozë të lartë. Edhe pse mund të duket si një zgjedhje e shëndetshme, duhet të dini se jo të gjitha lëngjet e frutave prodhohen njëlloj. Ka disa marka që thjesht shesin produkte që kanë më shumë sheqer të shtuar se fruta të vërteta. Në vend të tyre, përpiquni të konsumoni lëngje frutash 100% natyrale, akoma më mirë është nëse i përgatisni vetë.
PIJET E GAZUARA. Përbërësit jo të shëndetshëm: ngjyrues artificial, sheqerna artificialë. Pothuajse të gjitha pijet e gazuara të njohura përmbajnë aspartam, një ëmbëltues artificial që fillimisht u krijua për të ndihmuar në humbjen e peshës, por që kohët e fundit është zbuluar se ka efekt të kundërt. E për më tepër mund t’ju ekspozojnë ndaj kancerit.
DRITHËRAT E MËNGJESIT ME SHEQER. Përbërësit jo të shëndetshëm: karbohidrate të rafinuara, sheqer të shtuar. Konsumimi i tepërt i ushqimeve të pasura me sheqer mund të çojë në obezitet, i cili mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Për fat të keq, shumë nga këto produkte edhe pse ndonjëherë cilësohen si të shëndetshme, përmbajnë shumë sheqer.
USHQIMI I SHPEJTË. Përbërësit jo të shëndetshëm: Shumë natrium, yndyra të këqija. Ushqimi i shpejtë është i tepër i shijshëm, por më shpesh është jashtëzakonisht i lartë në natrium dhe yndyrna të këqija. Kjo është arsyeja pse konsiderohet si një nga ushqimet më të pashëndetshme që mund të hani dhe ka qenë vazhdimisht i lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetit dhe obezitetit.
PIJET ENERGJIKE. Përbërës i pashëndetshëm: Shumë saharozë, glukozë dhe kafeinë. Një studim zbuloi se pijet energjike shkaktojnë gërryerje të dhëmbëve dhe mund të shkatërrojnë mëlçinë tuaj.
KARAMELET DHE ËMBËLSIRAT. Përbërësit jo të shëndetshëm: Ngjyrosje artificiale, sheqer të shtuar, yndyra të ngopura. Tashmë e dinit që të gjitha yndyrat që bllokojnë arteriet dhe sheqernat që shkaktojnë varësi, nuk ju bëjnë mirë për shëndetin. Por me siguri nuk e keni kuptuar se disa ëmbëlsira mund të ndikojnë në aftësinë për t’u përqendruar tek fëmijët.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.