Ditën e Hënë Qualcomm tha se ka nënshkruar një marrëveshje të re me Apple për ta furnizuar me çipe 5G të paktën deri në 2026 në një kohë kur prodhuesi i iPhone përballet me sfida në Kinë dhe po përpiqet të forcojë zinxhirët e saj të furnizimit tjetërkund.
Aksionet e Qualcomm u rritën me 3.2 përqind pas lajmit dhe kompania konsiderohet lider në dizajnin e çipeve të modemeve që lidhin telefonët me rrjetet celulare.
Marrëveshja e fundit mes Qualcomm dhe Apple u nënshkrua në 2019-ën pasi dy kompanitë vendosën ti japin fund një beteje ligjore.
Ajo përfundonte këtë vit që do të thotë se iPhone-t që Apple pritet të prezantojë të Marten do të përfshihen në kushtet e saj.
Sipas akordit të ditës së Hënë, Qualcomm do të vijojë të furnizojë Apple me çipe për telefonët e saj çdo vit deri në 2026. Një tjetër marrëveshje mes dy kompanive, ajo e licencimit të patentave nënshkruar po në 2019-ën, do të mbetet në fuqi deri në 2025.
Aktualisht Apple po punon në teknologjinë e saj të modemeve dhe ka shpenzuar 1 miliardë dollarë për blerjen e biznesit nga Intel në 2019-ën. Kompania ende nuk ka bërë publike planet për lançimin e tyre. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.