Laptopi më i fundit i përmirësim i Apple, MacBook Pro, sjell një gamë të gjerë procesorësh, një çmim më të ulët dhe një ngjyrë të re të zezë krahas performancës dhe jetëgjatësisë së baterisë të shtuar.
Laptopi shumë i dashur tashmë fillon nga 1699 euro, një kosto e cila në vetvete nuk konsiderohet e ulët por është 450 euro më pak sesa paraardhësi.
Pamja e jashtme e kësaj “makinerie” ruan të njëjtin kombinim mes dizajnit të vjetër dhe të ri, i ndërtuar në mënyrë solide duke përdorur aluminin me një çmim më të përballueshëm.
Zgjedhja e portave mbetet e njëjta ku përfshihet porta HDMI dhe porta SD e plotë. Ekrani është një prej më të mirëve që mund të gjeni në një laptop: i mprehtë, i ëmbël dhe me ndriçim të fortë duke punuar apo parë përmbajtje HDR.
Madje ka ndriçim 20 përqind më të lartë gjatë përdorimit ditor krahasuar me paraardhësin, një dallim i dukshëm gjatë punës me dokumente.
Risi për modelin e 2023 është opsioni i ri në ngjyrë të zezë. Duke i mrekullueshëm dhe i reziston më tepër shenjave të gishtërinjve. Opsioni i ri i ngjyrës ofrohet vetëm për modelet e segmentit të lartë që fillojnë nga 2499 euro.
M3, M3 Pro dhe M3 Max
Risia e madhe e modeleve të reja MacBook Pro është familja e re e procesorëve M3 të cilët janë ndërtuar mbi procesin më të fundit të prodhimit të gjysmëpërçuesve duke sjellë rritje të konsiderueshme performance dhe reduktuar konsumin e energjisë dhe nxehtësinë.
Modeli bazë 14-inç MacBook Pro fillon me M3 duke u ngjitur drejt M3 Pro dhe M3 Max për më shumë nevoja performance.
Çipi M3 është 20 përqind më i shpejtë sesa çipi M2 i përdorur në MacBook Air dhe makineri të tjera dhe deri në 40 përqind më i shpejtë sesa çipi origjinal M1 nga 2020.
Modeli bazë mund të lidhet me vetëm një monitor të jashtëm dhe me vjen me vetëm 8GB RAM, një aspekt mjaft i kritikuar nga laptopëve të Apple. Dyfishim i memories në 16GB kushton 200 euro më tepër dhe RAM është i salduar në pllakën amë.
Ata që kërkojnë më shumë fuqi, porta shtesë dhe disa monitorë të jashtëm duhet të kalojnë në modelin me çipin M3 Pro i cili mund të përballojë me lehtësi procese më të rënda. Është mbase zgjedhja më e mirë për ata që e përdorin MacBook Pro për punë.
M3 Max qëndron në krye të linjës duke ofruar performancë të lartë për një laptop dhe për shumicën e njerëzve është i tepruar. Por ka prej atyre që kërkojnë performancë të nivelit Workstation dhe janë të gatshëm të paguajnë shumë.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.