Një studim i gjatë 10-vjeçar ka zbuluar një lloj të ri yjesh në hapësirë. Astronomët vëzhguan yjet për herë të parë gjatë një sondazhi që përfshinte monitorimin e afro një miliard yjeve në rrezen infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut.
Qëllimi fillestar i ekipit ishte kërkimi i yjeve të porsalindur, të cilët janë të vështirë për tu zbuluar në dritën e dukshme, sepse ato janë të errësuar nga pluhuri dhe gazi në Rrugën e Qumështit.
Por drita infra e kuqe mund të depërtojë përmes përqendrimeve të larta të pluhurit të galaktikës për të dalluar objekte të fshehura ose të zbehta. Gjatë vëzhgimeve të tyre të yjeve pranë qendrës galaktike, ekipi identifikoi 21 yje të kuq që përjetuan ndryshime të pazakonta në shkëlqime që i hutuan astronomët.Top24
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.