Një burrë indian i cili humbi gjymtyrët gjatë një aksidenti në vitin 2020 ka marrë gjymtyrë të reja. Një ekip mjekësh në një spital në Nju Dehli kryen me sukses ndërhyrjen e rrallë kirurgjikale e cila zgjati plot 12 orë. Gjymtyrët janë dhuruar nga një grua e cila kishte shprehur dëshirën e saj për të dhuruar organet pas vdekjes. E ndjera kishte premtuar se do t’i dhuronte organet pas vdekjes së saj. Edhe familja e saj ishte në dijeni, kështu që me lejen e tyre, ne i përdorëm menjëherë gjymtyrët e dhuruara.
Marrësi u bë gati për operacion, grupet e tyre të gjakut u përputhën dhe pas vlerësimit të situatës ne vazhduam me transplantin. Kjo ishte procedura e parë e tillë në Nju Delhi, sipas Spitalit ku u krye operacioni. Mediat indiane shkruajnë se pacienti po reagon mirë pas transplantit ndërsa thonë se organet e së ndjerës kanë transformuar jetën e tre personave të tjerë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.