Perbersit:
1 l ujë të ftohtë
1 lugë gjelle kripë
miell
200 gr gjalpë
2 lugë gjelle mazë katundi
djath lope.
Pergatitja:
Furrën e ngrohim në 250 gradë.
Në ujin me kripë shtojmë gradualisht miellin, duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine.
Hapi 3 E kam përfunduar këtë hap
Krijojmë një brumë të hollë, të ngjashëm me brumin e flisë.
Tepsinë e lyejmë me gjalpë.
Më pas në të hedhim një shtresë të hollë brumi (njësoj si kur pjekim krepat) dhe e fusim në furrë që të piqet.
Pas 5-6 minutash, tepsinë e nxjerrim nga furra. Petëm e lyejmë me pak gjalpë dhe e palosim e vendosim në një enë. E mbulojmë me folje alumini që të mos humb nxehtësinë.
E vazhdojmë këtë procedurë derisa të mbarojë brumi.
Në fund, gjalpën e mbetur e vendosim të shkrijë në tigan bashkë me 2 lugë gjelle mazë.
Petat e kryelanës i copëtojmë me duar dhe i vendosim në enën ku do t’i servojmë. Në fund i spërkasim me gjalpën e shkrirë me mazë.
Sipër hedhim djath të troshitur.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.