Një atak kardiak ndodh kur qarkullimi i gjakut në zemër është i bllokuar. Dhimbja në krahun e majtë dhe në gjoks janë simptoma të njohura të një ataku në zemër, por një ekspert ka zbuluar se ekziston një simptomë delikate që shpesh kalon pa u vënë re. Kardiologu Sean Heffron thotë se të përzierat mund të jenë sinjal i një ataku kardiak, edhe pse rrallë shfaqet si simptoma e vetme. Pra, kur ndjejmë siklet në stomak, nuk ka nevojë për panik sepse zakonisht shkaktohet nga probleme më pak serioze si helmimi nga ushqimi, gripi e të ngjashme.
Edhe pse të përzierat dhe të vjellat gjatë një sulmi në zemër janë të pazakonta, veçanërisht tek gratë, burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë urth, dhimbje shpine ose dhimbje që të kujton dispepsi. Është e rëndësishme të njohim simptomat e ndryshme në mënyrë që të jemi të vetëdijshëm për nevojën për kujdes mjekësor dhe të kujdesemi për shëndetin e zemrës. Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë ndjeshëm në gjendjen e shëndetit të zemrës sonë, duke përfshirë zakonet e të ngrënit, aktivitetin fizik dhe praninë e zakoneve jo të shëndetshme si konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.