Një burrë nga Toronto në Kanada ka marrë pjesë në 242 maratona në stilin e lirë të vrapimit, e pretendohet se ka shënuar rekord botëror. Upi ka shkruar se Ben Pobjoy, që e inicioi projektin “Sfida e Tokës së Maratonës”, ka udhëtuar në Amerikën e Veriut, në Amerikën e Jugut, në Evropë, Afrikë e Azi, duke vrapuar nga 42 kilometra në secilin vend. Ai përfundoi me 242 maratona në 2023-n, në përpjekje për të shënuar rekord botëror. Aktualisht rekordi mbahet nga amerikani Larry Macon, që ka vrapuar në 239 maratona në 2012-n.
/ www.emathja.com
ADVERTISEMENT
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.