Google ka një version të ri të Chrome për laptopët Windows i cili funksionon me procesorët Qualcomm Snapdragon.
Dy kompanitë thonë se versioni Snapdragon i Chrome shfaq një përmirësim dramatik performance. Ky variant mund të shkarkohet që nga dita e sotme.
Edhe pse ekzistojnë disa laptopë Windows me procesorë Snapdragon, njoftimi i sotëm shkon më tepër për pajisjet e ardhshme me çipin Snapdragon X Elite.
Qualcomm pretendon se çipi do të tejkalojë ndjeshëm shpejtësinë e Snapdravon 8cx Gen 3. Për Google është një avantazh i madh duke qenë se dy kompanitë kanë punuar bashkë prej 16 vitesh në Android ndërsa Qualcomm nga ana tjetër përpiqet të fitojë terren përballë Intel.
Kompjuterët e parë Snapdragon X Elite pritet të debutojnë në Verë. Çipi ka 12 bërthama Oryon dhe Qualcomm pretendon se ka dyfishin e performancës së procesorëve Intel të gjeneratës së 13-të si i7-1360P dhe i7-1335U duke përdorur 68 përqind më pak energji.
Çipi është i ndërtuar mbi procesin prodhues 4-nanometër të TSMC. Frekuenca e procesorit varion 3.8Ghz deri në 4.2Ghz me 2 bërthama.
Në të njëjtën kohë Qualcomm po përpiqet të kapë Apple dhe revolucionin që solli kompania me seritë M të procesorëve për laptopët. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.