Driverat grafik të Intel vijojnë të ofrojnë më shumë performancë në lojëra DX12, veçanërisht duke rritur performancën në titujt DX11 me 750 përqind.
Versioni më i fundit i 101.4962 të driverave është i disponueshëm për kartat grafike Arc dhe Intel Xe duke sjellë rritje të madhe performance.
Po përtej kësaj, driveri i ri shton mbështetjen për lojërat The Talos Principle 2, Robocop: Rouge City, Star Ocean II Remake, COD: MW3 Remake, dhe Like a Dragon Gaiden: The Man Who Erased His Name.
Sa i përket rritjes së performancë, konkretisht titujt DX12 si Returnal shohin një rritje prej 53 përqind ndërsa tituj si Halo: The Master Chief Collection, që është një lojë DX11 sheh një rritje performance me 750 përqind.
Mëposhtë kemi renditur lojëra të cilat përfitojnë nga rritje e performancës në kartat grafike Arc me përditësimin më të fundit të driverave:
Këto rritje performance janë të prekshme të gjitha në Ultra Settings dhe rezolucionin 1080p. Përditësimi i driverave është i disponueshëm për Windows 10 Përditësimi i Tetorit 2020 deri në Windows 11 Përditësimi i Shtatorit 2022. /GameWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.