Proteina ndihmon në ndërtimin e muskujve, derisa ushqimet bimore çdo ditë e më shumë po konsiderohen më të shëndetshme sesa ato shtazore. Të gjitha llojet e fasuleve janë të pasura me proteina. Përveç këtyre, ato janë të pasura edhe me karbohidrate, fibra, kalium e minerale të tjera që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. Thjerrëzat janë po ashtu shumë të pasura me proteinë.
Ndihmojnë zorrët dhe zemrën ndërkohë që mund të mbrojnë edhe kundër diabetit. Spinaqi është një tjetër perime që përmban proteinë, e përveç kësaj edhe hekur, vitaminë A, të cilat rrisin imunitetin. Djathi tofu ka aminoacide esenciale dhe është i pasur me proteinë. Tërshëra është po ashtu e pasur me proteinë dhe konsiderohet si ushqim shumë i mirë për mëngjes. Gjiza përmban sasi të bollshme të proteinës dhe po konsiderohet si një ndër ushqimet më të mira për shëndetin.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.