Apple iPhone 15 Pro mund të lihet në hije nga modeli Pro Max, megjithatë edhe pse me kosto më të ulët, ka një avantazh të madh: hyn në xhepin tuaj në mënyrë perfektë.
iPhone 15 Pro do të kushtojë 100 dollarë më pak sesa modeli i vitit të kaluar duke zgjeruar më tutje diferencën me iPhone 15 Pro Max që kushton 1199 dollarë.
Edhe pse nuk është i lirë, vlera e tij qëndron në një linjë me atë që smartfonët të segmentit të lartë në 2023. Njëlloj si Pro Max, iPhone 15 Pro zëvendëson kornizën anësore prej çeliku me titanium duke kursyer 19 gram peshë por edhe ndryshuar në mënyrë të ndjeshme ndjesinë që të jep.
Është më i lehtë për tu mbajtur në duar apo xhep, një dallim që vihet re menjëherë nëse vini nga modele të vjetra të iPhone Pro.
Ekrani 6.1-inç OLED është fantastik dhe më i mirë sesa ekranet që gjenden në telefonë me madhësi të ngjashme duke prekur ndriçim maksimal prej 2000 nits gjatë përdorimit nën dritën e diellit.
Sistemi Face ID në brendësi të Dynamic Island në krye të ekranit mbetet një prej veçorive më të mira të Apple.
Butoni i ri i aksioni zëvendëson butonin mute nga modelet e kaluara të iPhone. Këtij buton mund ti caktohen detyra të ndryshme si lançimi i aplikacioneve apo ndezja e dritës flash apo aktivizimi i modaliteteve të ndryshme.
Çipi A17 Pro dhe porta USB-C
Një tjetër përmirësim i madh është kalimi nga porta Lightning në USB-C, dhe për shumicën e njerëzve që vinë nga modelet e vjetra iPhone do të thotë zëvendësimi i kabullit ku një gjendet në paketim.
Aksesorët gjithashtu mund të kenë nevojë për adapterë por ky ndryshim praktikisht do të thotë se iPhone 15 Pro mund të karikohet edhe me një adapter dhe kabllo që keni me telefonin Android.
Kështu hiqet nevoja për të blerë kabllo të veçantë për pajisjet Apple. Nga ana tjetër hap mundësi për të lidhur një mori aksesorësh si kabllo ekrani, lexues kartash SD, adapterë audio, kontrollorë lojërash e shumë produkte të tjera që vinë me portën USB-C.
Çipi i ri A17 Pro është i fuqishëm, i shpejtë dhe mbështet grafika ray-tracing ngjashëm me konsolat duke përmirësuar eksperiencën gaming. Është i shpejtë sot dhe do të ngelet i tillë për shumë vite të ardhshme.
Jetëgjatësia e baterisë është e mirë për telefonë të një madhësie të tillë. Mund ti rezistojë 38 orëve me 5 orë përdorim aktiv me ekranin e ndezur.
Duke e karikuar natën, telefoni me lehtësi mund të shtyjë një ditë të plotë përdorimi.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.