Arritja më e fundit e shkencëtarëve ka sjellë shpresë për të shpëtuar rinocerontin e bardhë të veriut nga zhdukja duke qenë se kanë mbetur vetëm dy prej tyre në planet. Shkencëtarët kanë arritur të kryejnë shtatzëninë e parë artificiale duke transferuar një embrion rinoceronti të krijuar në laborator në një nënë surrogate. Procedura u krye duke përdorur rinocerontë të bardhë të jugut, të cilët kanë lidhje të afërta me llojin e kërcënuar. Hapi tjetër është përsëritja e procedurës me embrionë të rinoncerontit të veriut.
Rinoceronti i bardhë i veriut ka qenë i përhapur në Afrikën qendrore, por gjuetia e paligjshme për bririn e tij fshiu thuajse të gjithë popullatën. Dy rinocerontët e mbetur janë femra dhe ruhen në masa të larta sigurie në Ol Pejeta Conservancy në Kenia. Duke qenë se nuk mund të riprodhohet, kafsha konsiderohet e zhdukur. Por ekipi i Biorescue ka vendosur që përmes shkencës së fertilitetit të rikthejë popullatën.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.