Është vërtetuar nga studime të ndryshme shkencore se vaji i ullirit ka përparësi ndaj llojeve të tjera të vajit. Vaji i përftuar nga ullinjtë përmban yndyra të pangopura dhe një lugë gjelle na ofron rreth 120 kalori, 15 gramë yndyrë dhe niveli i kolesterolit është thuajse zero. Mendoni për vajin e ullirit si të ishte lëng i freskët i shtrydhur. Pas njëfarë kohe, ai do të humbasë shijen e do të skadojë. Nëse mbahet në shishe plastike, jetëgjatësia e vajit shkon deri në 20 muaj.
Ideja e të konsumuarit një lugë gjelle vaj në stomak bosh mund të mos tingëllojë shumë tërheqëse, por ka kaq shumë efekte të mahnitshme në trupin tuaj, sa ia vlen ta provoni. Përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta. Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes. Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.