Në Sidnein e largët, një grup studiuesish dhe psikologësh vendosën të gjenin prova dhe të dhëna, të cilat do t’u jepnin një rezultat të vlefshëm dhe një përgjigje për pyetjen: “cili brez ka shëndetin mendor më të keq të të gjitha kohërave?”. Përfundimi është i thjeshtë dhe do ta analizojmë më poshtë
Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave, “njerëzit e lindur në vitet 1990 kanë shëndetin mendor më të keq të çdo brezi”. Gjëja më e keqe është se rezultatet tregojnë se shëndeti mendor ndikohet negativisht si tek brezat e rinj ashtu edhe tek të moshuarit.
“Të dhënat tona tregojnë jo vetëm një rënie të vazhdueshme të shëndetit mendor të të rinjve të sotëm, por gjeneratat e vjetra që tani shkojnë në të 40-at dhe 50-at duket se janë të prekur gjithashtu. Ne nuk po shohim rimëkëmbjen nga mosha e re, siç e panë gjeneratat e mëparshme teksa plaken”, shtoi Richard Morris.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.