Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor. Duke respektuar agjërimin gjatë ditës, trupi merr pushim nga tretja e vazhdueshme, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit metabolik dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Një studim amerikan thotë se ciklet e agjërimit të zgjatur jo vetëm që mbrojnë nga dëmtimi i sistemit imunitar një efekt anësor kryesor i kimioterapisë por gjithashtu nxisin rigjenerimin e sistemit imunitar, duke i zhvendosur qelizat burimore nga një gjendje e fjetur në një gjendje të vetë-rinovimit.
Ndërkaq, kur hani një vakt të bollshëm dhe sidomos tani në Ramazan kur keni agjëruar tërë ditën, mund të ndieni një fryrje të tmerrshme në stomak. Fryrja e stomakut mund të jetë ndonjëherë krejtësisht normale dhe e shëndetshme, por ndonjëherë mund të jetë e pakëndshme. Ushqimi ka nevojë për ujë për t’u tretur. Sa më shumë që hamë, aq më shumë ujë na nevojitet për tretje.
Nëse ka kaluar një kohë e madhe pasi ta keni ngrënë një vakt të bollshëm dhe ende ndiheni të fryrë, shtrirja në anën tuaj të majtë mund të ndihmojë. Për qetësim, lirim nga tensioni, përtëritje të energjisë dhe forcës së domosdoshme mjafton që të qeshni, të pini një gotë ujë dhe të mbyllni sytë. Vetëm pas disa minutave do të shfaqet e qeshura e vërtetë e cila do të lirojë hormonin e lumturisë në tërë organizmin.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.