Ngjyra e gjuhës mund të jetë formë informimi se diçka nuk po ecë mirë me shëndetin tuaj, raporton Times Of India. Përderisa ndryshimet në ngjyrën e gjuhës mund të jenë të përkohshme, kjo gjë mund të tregojë se ndonjë organ po vuan nga ndonjë sëmundje e mundshme. Gjuha është një organ muskulor i mbuluar me papilla, shqisën e shijes, dhe një membranë mukoze, dhe ngjyra e saj mund të japë informata të vlefshme në aspekte të ndryshme të mirëqenies. Nëse në gjuhë shfaqet ngjyra e bardhë do të thotë se problemi është tek higjiena orale. Kjo ngjyrë tregon se ka baktere prezentë apo infeksion kërpudhor. Por gjithashtu mund të jetë tregues i dehidrimit. Nëse gjuha ka marr ngjyrën dhe teksturën si të lëkurës së dredhëzës tregon se organizmi ka mungesë të vitaminës B. Kjo gjë mund të tregoi edhe se një person mund të ketë sëmundjen e njohur si “Kawasaki” e cila ndikon tek enët e gjakut dhe shfaqet më shumë te fëmijët.
Nëse gjuha duhet sikur ka qime të zeza do të thotë se papillat e gjuhës janë zgjatur dhe kanë marrë një ngjyrë të errët (ato nuk janë qime por duken si të tilla). Kjo ndodhë nga pirja e duhanit, pirja e çajit, kafesë dhe mos mirëmbajtja.
Kur gjuha bëhet e kaltër apo e purpurt do të thotë se ka mungesë oksigjeni në gjak. Kjo gjë tregon se personi mund të ketë probleme kardiovaskulare dhe respiratore. Gjuha e zbehtë tregon se organizmi ka problem me aneminë apo ka mungesë të hekurit gjë që ndikon tek oksigjenimi i gjakut. Gjithashtu kjo gjë mund të tregoi se qarkullimi i gjakut nuk është si duhet dhe organizmi ka problem të përthithë të mirat e ushqimit.
Si të kujdesemi për shëndetin e gjuhës: Së pari duhet të mbahet higjienë e shkëlqyer duke pastruar dhëmbët dhe gjuhën rregullisht. Hidratimi apo pirja e ujit ndihmon shumë duke preventuar tharjen dhe irritimin. Duhet të zvogëlohet konsumi i duhanit dhe kofeinës. Gjithashtu duhet t’i kushtohet vëmendje ushqimit dhe ilaçeve. Konsultimi me mjekun ka shumë rëndësi kur vërehen ndryshimet.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.