Çdo 68 sekonda në botë, një njeri sëmuret ose zhvillon simptoma të Alzheimeri. Sëmundja e Alzheimerit është quajtur shpesh sëmundje e familjes, për shkak të stresit kronik që shkakton ndjekja e një personi të dashur i cili përkeqësohet vazhdimisht
Sipas një hulumtimi të fundit, një test i thjeshtë gjaku mund të jetë po aq i saktë në zbulimin e shenjave të sëmundjes së Alzheimerit sa testet më invazive dhe të shtrenjta apo çdo lloj injeksioni tjetër i dhimbshëm. Matja e niveleve të një proteine të quajtur ‘p-tau217’ në gjak, shkruan Sky News, mund të jetë po aq korrekte me këtë lloj testi. Kjo proteinë, sipas ekspertëve shëndetësorë është përgjegjëse për ndryshimet biologjike në tru për njerëzit me sëmundjen Alzheimer, e cila është një formë e demencës. Tashmë me këtë lloj testi, diagnoza mund të përcaktohet më kollaj dhe shumë më herët.
Pasi morën në analizë 786 njerëz, studiuesit ishin në gjendje të përdornin testin “ALZpath p-tau217” për të identifikuar pacientët si të mundshëm, të ndërmjetëm dhe me pak gjasa që të preken nga sëmundja e Alzheimerit.
Çdo 68 sekonda në botë, një njeri sëmuret ose zhvillon simptoma të Alzheimeri. Sëmundja e Alzheimerit është quajtur shpesh sëmundje e familjes, për shkak të stresit kronik që shkakton ndjekja e një personi të dashur i cili përkeqësohet vazhdimisht. Pavarësisht se është një sëmundje e pashërueshme, ndaj personave që kanë këtë sëmundje duhet treguar një kujdes i veçantë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.