Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 500 gr gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla
- 2 lugë gjelle ajke e thartë
- djath kackavall
- vegeta Podravka
- kripë dhe piper i zi
- rigon
- kërpudha
- djath mozzarella.
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë gjoksin e pulës.
Pas zierjes, mishi pritet në copa të vogla.
Makaronat i ziejmë në ujin ku kemi zier mishin. I kullojmë.
Pastaj makaronat e kulluara i vendosim në një tavë, shtojmë edhe mishin, kërpudhat e pastruara, ajkën, kackavallin e mëlmesat.Në fund tavën e mbulojmë me rriska të djathit mozzarella.
Tava e përgatitur kështu futet në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa të shkrihet djathi.
Ju bëftë mirë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.