Kërpudhat njihen për përfitime të shumta shëndetësore dhe mund të jenë shtesë e mirë në përgatitjen e ushqimit përgjatë stinës së dimrit, raporton india.com. Kërpudhat përmbajnë aminoacide dhe antioksidantë, të cilat parandalojnë dëmtimin e qelizave duke mbrojtur nga sëmundja e kancerit. Kjo perime është efektive për të kontrollimin e kolesterolit në trup. Përmbajnë vitaminë D, e cila është e mirë për t’i mbajtur eshtrat në formë të mirë.
Ato gjithashtu janë të pasura me përbërës që mbrojnë sistemit imunitar dhe ndihmojnë kundër sëmundjeve të ndryshme. Kërpudhat ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe si rezultat mbrojnë zemrën. Ato mbrojnë edhe shëndetin e trurit si dhe mund të mbrojnë zorrët pasi mbrojnë bakteret e mira që qëndrojnë në zorrë. Kërpudhat kanë pak kalori dhe janë të mira kur bëhet fjalë për peshën e tepërt. Janë të pasura edhe me metale si bakri, i cili ndihmon shëndetin e mirë të flokëve.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.