Më së shpeshti, simptomat e depresionit sezonal shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu. Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell. Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re një humor të rënduar, më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme, vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme, ndryshime në energji, shqetësime me gjumin, probleme me përqendrimin ose kujtesën, oreks i shtuar ose humbje peshe, nervozizëm i pazakontë, ndjenja zemërimi ose agresion dhe pavendosmëri.
Ka nutrienë të cilët organizmi më mirë mund t’i shfrytëzojë nëse i merrni bashkë me racionin. Mirëpo ekzistojnë edhe disa vitamina shtesë, të cilat është më mirë të merren pavarësisht nga racioni. Vitaminat të cilat kanë përbërje “të thartë”, siç janë vitamina C dhe folatet, mund të shkaktojnë të vjella nëse merren në stomak të zbrazët. Vitaminat e zbërthyera në yndyra, siç janë vitaminat A, D, E dhe K, për dallim nga disa të tjera, më mirë përdoren nëse nuk i merrni bashkë me ushqimin. Hekuri më së miri absorbohet nëse merret në lukth të zbrazët. Megjithatë, multivitaminat të cilat përmbajnë hekur apo suplemente hekuri, mund të shkaktojnë të vjella, nëse i merrni me lukth të zbrazët.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.