Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku ndalesa e radhës ka qenë në Balldre të Lezhës.
Ai tha para strukturave se Partia Socialiste duhet të provojë se është e hapur për të gjithë, ndërsa nënvizoi se ka ardhur koha që të tejkalohen kufijtë e vjetër politik.
“Sot për procesin e rienergjizimit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.