Çdo udhëtim ajror mund të jetë stresues, por përballja me një fluturim të gjatë mund të jetë veçanërisht frikësuese. A duhet t’i jepni përparësi gjumit apo ngrënies, apo të dyja? A duhet të përpiqeni të ushtroheni në korridor? A është ndonjëherë e pranueshme të hiqni këpucët? Kris Major është një stjuardesë britanike me përvojë 24 vjeçare që ka bërë nga distancat e shkurtra te ato te gjatat. Në një shkrim për CNN Travel, Major tregon këshillat dhe truket e tij për të mbijetuar disa orë në qiell.
A duhet të hani para apo gjatë një fluturimi gjatë natës?
Nëse jeni duke marrë një fluturim natën dhe dëshironi të maksimizoni gjumin në bord, Major sugjeron të hani para se të hipni në bord.
Mirëpo realisht, shërbimi i ushqimit dhe pijeve në kabinë mund të zgjasë dy orë të mira, kështu që po humbisni kohën e çmuar të pushimit. Kështu që në vend të kësaj, maksimizoni ato lehtësira dhe hipni në aeroplan i ushqyer mirë dhe gati për të pushuar.
Pra, kur duhet të hani në aeroplan?
Nëse jeni duke fluturuar për distanca të gjata, ka të ngjarë t’ju ofrohen më shumë se një vakt gjatë fluturimit. Kohët e vakteve fillojnë të ndihen paksa arbitrare kur kaloni disa zona kohore, por a duhet të hani sa herë që ju ofrohet ushqim? Apo duhet t’i refuzoni vaktet nëse nuk jeni të uritur ose nuk po përpiqeni të flini?
Major thotë se pasagjerët duhet të bëjnë gjithçka që është e drejtë për orarin e tyre të udhëtimit. Nëse jeni të rraskapitur, është më mirë të flini sesa të detyroni veten të hani darkë në orën 3 të mëngjesit.
A duhet të sillni një jastëk udhëtimi apo të mbështeteni në ofertat e linjës ajrore?
Linjat ajrore zakonisht ofrojnë jastëkë për udhëtarët me distanca të gjata, pavarësisht nga kabina, por Major thotë se sjellja e maskës së syve, jastëkut të udhëtimit dhe/ose një batanije mund të jetë një ide e mirë në varësi të preferencave tuaja. Maskat e syve janë të shkëlqyera nëse po përpiqeni të flini kur dritat e kabinës janë ndezur, ndërsa mund të preferoni jastëkun tuaj të udhëtimit në vend të versionit të linjës ajrore.
Po sikur të mos flini?
Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë në aeroplan, qoftë për shkak të zhurmave të panjohura ose, për shkak të sediljeve, hapësirës së kufizuar të këmbëve. Përpjekja për të fjetur gjatë një fluturimi të gjatë, mund të jetë një cikël i pakëndshëm. A duhet të ngulmoni dhe të vazhdoni të përpiqeni, apo të hiqni dorë dhe të shikoni një film? Major thotë se nuk ka kuptim të përpiqesh të flesh me forcë, veçanërisht është mesi i ditës dhe thjesht nuk je i lodhur.
Mirëpo, ai paralajmëron se është e rëndësishme të mbani në mend atë që do pasojë në axhendën tuaj. Nëse do të vozitni, për shembull, ose do të shkoni direkt në një takim, duhet të përpiqeni të pushoni sa më shumë që të mundeni.
Cila është këndvështrimi juaj për pasagjerët që heqin këpucët?
Për shumë pasagjerë, kjo është një pyetje e diskutueshme për shkak të shqetësimeve për këmbët me erë të keqe. Mirëpo, Major inkurajon këdo që është në një fluturim të gjatë që të heqë këpucët për rehati dhe për të ndihmuar qarkullimin e tyre.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.