Kolesteroli apo yndyra e lartë në gjak ndodh kur njeriu konsumon shumë yndyrë dhe si pasojë bllokohen arteriet e gjakut duke mos e lënë gjakun të qarkullojë normal. Kjo ka ndikim edhe te sëmundjet e zemrës e që mund të çojë deri te sulmi. Një ndër shkaktarët kryesor të kolesterolit të lartë është ushqyerja në mënyrë të pashëndetshme dhe mosaktiviteti fizik.
– Fibrat janë shumë të mira për të tretur ushqimin në organizëm. Ushqimet e pasura me fibra janë drithërat e plota, pemët e perimet, raporton The Health Site.
– Perimet e gjelbra, përveç që janë të pasura me shumë vitamina dhe vlera të ndryshme ushqyese, ndihmojnë qarkullimin e gjakut pasi ndihmojnë tretjen e ushqimit.
– Arroret si arrat e bademet bashkë më farat e lirit e ato chia, këshillohet të konsumohen çdo ditë në mënyrë që organizmi të përfitojë sa më shumë prej tyre.
– Acidi yndyror omega3 gjithashtu zvogëlon yndyrën e pa shëndetshme në gjak, duke parandaluar sëmundjet e ndryshme të zemrës. Përveç peshkut, e arrave, ky acid yndyror mund të merret edhe si suplement.
– Çaji i gjelbër po ashtu ndikon për të mirë në shkrirjen e kolesterolit të tepërt në organizëm, duke pastruar zorrët dhe enët e gjakut.
– Hudhra është një ndër perimet më të njohura në mjekësi që ka ndikim të mirë në organizëm kur bëhet fjalë për tensionin e lartë të gjakut, që mund të shkaktohet nga kolesteroli. Konsumimi i hudhrës ulë tensionin dhe përmirëson gjendjen zemrës.
– Vaji i ullirit ka shumë veti antoksidante dhe si i tillë njihet edhe për largimin e kolesterolit të tepërt. Ky vaj këshillohet të përdoret në vend të vajrave të tjerë që përdoren për gatimin e ushqimit.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.