Ngrënia e peshkut shoqërohet shpesh me rrezikun e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ndonjë halë tinëzare. Halat shkaktojnë dhimbje, vështirësi në frymëmarrje e shpesh edhe panik. Ekspertët thonë se momenti i ngecjes së një hale në fyt duhet përballuar me qetësi e më pas, zgjidhjen mund ta gjeni në shtëpi sipas këshillave të mëposhtme.
Çfarë duhet të bëni? Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni është të përpiqeni të kolliteni fort. Lëvizjet e fytit mund të nxisin nxjerrjen e halës pa shkaktuar dëme. Por nëse kolla nuk funksionon atëherë mund të provoni të pini ujë me kripë. Lëngu i kriposur do të marrë me vete halën e ngecur. Buka me gjalpë kikiriku është një mënyrë shumë e mirë për të eliminuar këtë problem. Hala do të ngjitet me gjalpin e kikirikut dhe do të zbresë në stomak.
Një mënyrë tjetër është që të hani një grusht me arrorë, përtypja e të cilëve vë në lëvizje pjesën e fytit dhe shkëput halën e ngecur në fyt. Disa gllënjka të vajit të ullirit e bën pjesën e fytit më të rrëshqitshme duke lehtësuar lëvizjen e halës drejt stomakut. Për më tepër, vaji i ullirit do të qetësojë irritim e shkaktuar nga hala.
Ekspertët thonë se një lugë me pilaf e papërtypur merr me vete halën e bllokuar dhe lehtëson frymëmarrjen. Përveç pilafit, ju mund të mbani një copë bananeje në gotë për rreth 2 minuta dhe më pas ta gëlltisni pa e përtypur. Në fund pini një gotë ujë. Këshillohet që të mos përpiqeni ta hiqni halën nga fyti me gishta. Një gjë e tillë mund të shkaktojë probleme dhe gjakderdhje të brendshme./agroweb
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.