Një restorant që shërben një supë 50-vjeçare është bërë virale në rrjetet sociale. Ky është një restorant në lagjen Ekkamai të Bangkok, Tajlandë që është bërë i famshëm për zierjen e të njëjtit lëng mishi në të njëjtën tenxhere për më shumë se 45 vjet. Në fillim kjo tingëllon e çuditshme, por megjithatë ka një histori të gjatë pas procesit të gatimit që përfshin gati pesë dekada. Ky biznes familjar është bërë i famshëm për lëngun e tij me petë dhe supë viçi të quajtur ‘neua tune’. Pjata popullore përfshin përbërës të tillë si mish viçi i papërpunuar, hudhër, kanellë, piper i zi dhe barishte kineze.
“E nxjerrim supën nga tenxherja dhe më pas e ziejmë gjatë gjithë natës Kjo sasi e vogël e zierjes është baza për supën e së nesërmes. Dhe i njëjti proces ka vazhduar çdo natë për rreth gjysmë shekulli. Ky vend nuk ka nevojë për prezantim pasi ka 50 vjet që është i famshëm për supën e tij. Është një supë e vogël, por e shijshme me një çmim shumë të volitshëm”. Ndërkohë një vizitor që ka shijuar supën në këtë restorant historik është shprehur: “Pa dyshim lëngu më i mirë i viçit që kemi shijuar ndonjëherë, petët ishin fantastike. Mund ta ha këtë lëng mishi gjatë gjithë ditës dhe pse nuk jam njeri i supës. Shumë mirë”.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.