Ky është 12-vjeçari Rory Bidwell nga Britania e Madhe që ka shënuar një nivel inteligjence 162 sipas testit që kreu, më i lartë se sa Ajnshtajni që besohet se e kishte 160. Ky është rezultati më i lartë për fëmijë ndonjëherë. Edhe pse ka shënuar inteligjencë tepër të lartë, 12-vjeçari nga Devon thotë se prioritet për të është futbolli, që e ka pasion. Për të, futbolli vjen përpara çdo gjëje, raporton BBC. Ai thotë se nivelin e inteligjencës që ka, dëshiron ta përdorë për bërë “diçka të madhe” në të ardhmen.
Rory Bidwell ka luajtur futboll që në moshën 5-vjeçare dhe është pjesë e një skuadre lokale. Atij i pëlqen gjithashtu matematika dhe anglishtja. Testi për nivelin e inteligjencës quhet “Cattel III B” dhe përmban 150 pyetje që vlerësojnë nivelin e të kuptuarit përmes pjesëve të teksteve. Një i rritur e ka nivelin e inteligjencës 100, ndërsa rezultati mbi 100 konsiderohet të jetë gjeni. Rezultati maksimal i nivelit të inteligjencës për të rriturit është 161 dhe 162 për fëmijët nën 18 vjeç.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.