Në ditët e para të pajisjeve me ekrane me palosje, thjeshtë krijimi i një produkti të tillë sa për tu konsideruar pjesë e industrisë ishte e mjaftueshme. Por me çdo lojtar të ri që i bashkohet skenës, është bërë e vështirë që njëra pajisje të diferencohet nga të tjera.
Ndërsa shkojmë drejt fundit të 2023, Samsung duke sikur po shijon një udhëheqje të fortë. Megjithatë kemi parë edhe produkte nga Google, Motorola, Huawei, Honor dhe sigurisht Oppo.
Ajo çfarë e bën këtë kategori produkti akoma më të veçantë është mungesa e një konsensusi rreth specifikave të dizajnit që duhet të ketë një pajisje e tillë.
Ndryshe nga hapësira e gjerë e smartfonëve, ende në këtë kategori shohim eksperimente. Është diçka që nuk mund ta thuash gjithnjë në botën e pajisjeve elektronike por ideja se jo të gjithë janë të gatshëm të kopjojnë Samsung, premton shumë për të ardhmen e një kategorie produkti.
Ditën e Enjte OnePlus prezantoi smartfonin me ekran me palosje OnePlus Open i bazuar në telefonin e sapo prezantuar Find N3 të Oppo.
Në pamje të parë smartfoni ngjasonte me Galaxy Fold por nuk është çdo gjë bardh e zi. Open është një përpjekje për të maksimizuar madhësinë e ekranit pa kompromentuar peshën dhe në këtë mes janë bërë edhe disa sakrifica siç është humbja e karikimit wireless.
Ky vendim nuk ka lënë shije të mirë në mesin e përdoruesve dhe sigurisht në 2023 një telefon premium që nuk ka karikim wireless sigurisht që do të goditet nga mediat.
Por nëse filloni të rimendoni telefonin me ekran me palosje si dy telefon të ngjitur me njëri-tjetrin, konsumatorët do të kuptojnë mjaft mirë dhënien prioritet të gjërave si pesha dhe madhësia. Open peshon 239 gram përballë Galaxy Fold me 276 gram dhe Pixel Fold me 283 gram.
Afro 50 gram bëjnë një diferencë të madhe nëse pajisjen e përdorni si telefonin tuaj parësor. Mekanizmi i palosje i reziston 1 milionë palosjeve sipas OnePlus, ose 3 herë më shumë sesa është standardi sot për këtë kategori. Për 10 vitet e ardhshme i bie që telefoni mund të paloset më shumë se 10 herë në ditë.
Boshti ka në përbërje më shumë se 69 pjesë të ndryshme krahasuar nga qindra pjesë që gjenden në pajisjet e konkurrentëve. Një sistem i tillë krijon më shumë hapësirë brenda pajisjes për komponentë të tjerë siç është jetëgjatësia e baterisë apo reduktimi i pikave të mundshme të dështimit.
Palosja bëhet me forcë dhe jo pa arsye OnePlus ka aplikuar një buzë në anët e brendshme të ekranit. Ekrani ka një madhësi prej 7.82-inç i hapur ndërsa ekrani i jashtëm prej 6.31-inç. Kjo do të thotë se përdoruesit marrin një smartfon me ekran të plotë dhe një tablet në të njëjtën kohë.
Është një dizajn që nuk mbështet në atë rrugë që Samsung ka zgjedhur dhe konkurrenca ka tejkaluar Samsung në këtë aspekt. OnePlus ka bërë një punë të mrekullueshme të balancimit të madhësisë së ekranit dhe madhësisë së pajisjes.
Të dy ekranet kanë rezolucione 2K, frekuencë 120Hz dhe ndriçim prej 2800 nits. Pajisja ka një ndjesi solide ndërsa dizajni industria është i mrekullueshëm me përjashtim të modulit të kamerës së pasme.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.