Ananasi përmban një tip enzime që quhet bromaline, e cila është përbërëse e disa tabletave të cilat nuk rekomandohet të përdoren gjatë shtatzënësisë. Tabletat me bromaline mund shkatërrojnë proteinat në trup dhe të shkaktojnë gjakderdhje jo normale. Por bromalina në të vërtetë gjendet në bërthamë të ananasit, pra njerëzit konsumojnë pjesën e jashtme, ku nuk ka shumë përmbajtje të saj. Kjo do të thotë se shtatzënat nuk duhet të frikësohen për të ngrënë ananas, vetëm se duhet bërë kujdes me sasinë. Më rëndësi është që çdo gjë të konsumohet brenda sasive normale.
Nëse ndonjë shtatzënë dëshiron ta inkuadrojë ananasin në rutinën e përditshme, ekspertët këshillojnë që të shtohen copëza në jogurt, apo kos. Copëza të ngrira të ananasit gjithashtu mund të shtohen edhe nëpër pijë të përgatitura në shtëpi, apo edhe në akullore. Për shkak se ananasi ka indeks glimekik të lartë, konsiderohet si një mundësi natyrale për të përgatitur ëmbëlsira me të, në mënyrë që të mos shtohet sheqeri apo ëmbëltues të tjerë artificial.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.