Jessica Vincent e kishte parë në raftet e një dyqan në Virginia vazon në formën e një shisheje dhe me vija ngjyrëshe. Vazoja dukej e vjetër dhe ajo mendoi se do të dukej bukur në shtëpinë e saj. “E bleva duke menduar se do dukej bukur në shtëpinë time”, ka thënë Vincent, që e bleu për 3.99 dollarë. Më 13 dhjetor vazoja u shit përmes shtëpisë së ankandeve “Wright” për 107,100 dollarë. Blerësi, koleksionues nga Evropa, dëshiroi të mbetej anonim.
Vazoja ka gjasa se ka qëndruar vetëm pak ditë në dyqan sepse produktet aty blihen shumë shpejt, dhe janë të dorës së dytë, shkroi AP. Vazoja u zbulua se ishte prodhuar nga kompania e xhamit Venini dhe e dizajnuar nga arkitekti italian, Carlo Scarpa, që vdiq më 1978. Scarpa ishte dizjaneri i xhamit më i famshëm italian në mesin e shekullit 20, kurse vazoja ishte pjesë e një serie krijimesh që bëri më 1942. Shumë pak vazo të tilla ekzistojnë sepse janë të vështira për tu krijuar. Ankandi njeh vetëm edhe një tjetër të tillë në këtë formë dhe ngjyra.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.