Tashmë që zyrtarisht mund të blihet, opinionet rreth pajisjet së parë të realitetit virtual Vision Pro të Apple kanë shpërthyer.
Këtij debati i është bashkuar edhe CEO i Meta Mark Zuckerberg i cili më shumë se kushdo tjetër ka të drejtë të thotë diçka falë përfshirjes së kompanisë së tij në këtë industri.
Përmes një videoje postuar në Instagram ditën e Marte, Zuckerberg dha verdiktin e tij zyrtar lidhur me Vision Pro duke e krahasuar me produktin e kompanisë së tij Quest 3: “Nuk mendoj thjeshtë se Quest ofron më shumë vlerë, unë mendoj se Quest është produkt më i mirë, pikë.”
Ndërsa filmohej nga sistemi Quest 3 në dhomën e tij, Zuckerberg thekson kompromiset që Apple ka bërë për të krijuar diçka që mbahet në kokë. Ai thotë se Quest 3 peshon 120 gram më pak dhe është më i rehatshëm për tu mbajtur në kohë të gjata.
Ai gjithashtu thotë se lejon lëvizje më të mëdha për shkak se i mungon një bateri dhe ka një fushëpamje më të gjerë sesa Vision Pro.
Zuckerberg mendon gjithashtu se opsioni i kontrolleve fizike në dorë apo gjurmimit të duarve është më i mirë edhe pse ai thotë që është fans i gjurmimit të shikimit.
Në fund të videos ai falenderon ekipin e tij që ka zhvilluar pajisjet VR prej kaq shumë kohës. Në fund shumë prej juve mund të thonë se Quest 3 është një produkt më i mirë për shumicën e njerëzve sesa Vision Pro. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.