Mercedes-Benz është tërhequr nga planet për të shitur vetëm makina elektrike pas 2030-ës njoftoi kompania ditën e Enjte.
Është prova më e fundit se industria globale e makinave po sheh me zymtësi drejt një të ardhmeje makinash vetëm elektrike.
Vetëm tre vite më parë Mercedes u shfaq shumë optimist për makinat elektrike duke thënë se pas 2030-ës do të shiste vetëm prej tyre.
Asokohe kompania tha se do të ndërpriste plotësisht shitjet e makinave me karburant përfshirë tregjet ku lejoheshin.
Tashmë kompania tha se pret që vetëm 50 përqind e shitjeve të jenë makina elektrike pas 2030-ën, një parashikim shumë më zymtë sesa kishte menduar më parë.
Makinat me karburant dhe ato hibride do të mbeten pjesë e kompanisë për shumë vite të ardhshme. As në Europë ku shitjet e makinave elektrike janë më të lartat, Mercedes nuk sheh një tranzicion të lehtë.
Komentet e Mercedes-Benz vinë në një kohë kur CEO i Tesla Elon Musk tha se pret që shitjet të jenë disa herë më të ulëta në 2024. General Motors dhe Ford ka shtyrë ndërtimin e fabrikave për prodhimin e tyre.
Vitin e kaluar në Europë makinat elektrike zinin 13 përqind të shitjeve ndërsa në SHBA vetëm 8 përqind. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.