Macja e zezë që të pret rrugën, të thyesh një pasqyrë, e të tjera besëtytni të çuditshme që janë trashëguar ndër shekuj. Mirëpo edhe këto besime popullore ndryshojnë sipas vendeve dhe kulturave. Më poshtë, po ju rendisim disa nga supersticionet më të çuditshme nga shtete e rajone të ndryshme të botës
DANIMARKA. Në shumë vende, derdhja e kripës në tryezë është një ogur i keq, ndërsa hedhja e kripës mbi supin tuaj të majtë sjell fat. Në Danimarkë, derdhja e kripës është fat nëse është e thatë, por fat i keq nëse është e lagësht. Në Skandinavi është praktikë e zakonshme të mbroheni nga shpirtrat e këqij dhe demonët duke hedhur pak kripë në vende të caktuara në shtëpi.
SHTETET E BASHKUARA. Ju mund të mendoni se vetëm fëmijët besojnë te figurat e përrallave si shtrigat, por për një kohë të gjatë ata kanë frikësuar edhe të rriturit. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, ky besim është ende i dukshëm, pasi shumë shtëpi vendosin dritare me forma të veçanta të quajtura “dritare shtrigash”. Ato janë të harkuara për të parandaluar që shtrigat të hyjnë në shtëpi me fshesat e tyre.
MAROK. Në këtë vend shumë besëtytni janë të lidhura me djallin dhe fenë. Të gogësish me dorën para gojës është më shumë se një shprehje e mirësjelljes. Dora e majtë duhet të vendoset përpara gojës me pëllëmbën e kthyer përpara, në mënyrë që të largohet syri i keq ose djalli. Gjesti duhet të shoqërohet me një formulë arabe: “astaghfar allah” (I lutem Zotit për falje).
FINLANDË. Në Finlandë është mirë të mos vrasësh asnjë merimangë. Sipas besimeve lokale, mund të bjerë shi ditën tjetër.
INDI. Ekzistojnë disa metoda për të shmangur syrin e keq (karma negative) dhe fatin e keq. Në disa zona të vendit, njerëzit kanë një besëtytni të hedhin piper të kuq dhe kripë në hyrje të shtëpive të tyre. Nëse udhëtoni në Indi, mund të shihni gjithashtu kunguj të mëdhenj të bardhë përpara shtëpive ose dyqaneve për të mbrojtur shtëpinë ose biznesin nga syri i keq i njerëzve.
KINË. Në Kinë, numri 4 shqiptohet pothuajse si fjala “vdekje” dhe për këtë arsye sjell fat të keq. Disa ndërtesa shkojnë direkt nga kati i 3-të në katin e 5-të. Përkundrazi, numri 8 do të thotë fat dhe lumturi.
JAPONI. Nëse shkoni në Tokën e Diellit, mos i ngulni kurrë shkopinjtë në oriz, sepse ai është një kujtim i një personi të vdekur. Në të vërtetë, tasi i orizit lidhet me tasat e temjanit që përdoren gjatë ceremonive funerale. Gjithashtu, kryqëzimi ose thyerja e shkopinjve është një shenjë e fatit të keq.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.