Megjithatë, nëse mësoni shkaqet e këtyre simptomave, jeni në hap larg reduktimit të problemit. Ne gjithmonë kemi gazra në traktin e tretjes. Ne gëlltisim ajër kur hamë dhe pimë. Gjithashtu, mikrobet e zorrëve prodhojnë gaz
Ndiheni të fryrë kur udhëtoni me avion? Nuk jeni të vetmit. Udhëtimi ajror ndodh të prishë sistemin e tretjes, duke çuar në simptoma si gazrat, fryrjet dhe nevojën për t’u çliruar. ‘E keni parasysh ngushtësinë që ndieni nga rripi i sigurimit gjatë fluturimit? E po ndodh vërtetë’, – tha Dr. Melissa Hershman, gastroenterologe në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon. ‘Disa njerëz, për shembull ata me sindromën e zorrës së irrituar, shqetësohen nga gazrat dhe fryrja e barkut më shumë se të tjerët’, – tha Dr. Baha Moshiree, një gastroenterolog.
Stresi dhe ankthi i udhëtimit gjithashtu mund të përkeqësojnë gazrat dhe fryrjen, tha Megan Riehl, një psikologe gastrointestinale në Michigan Medicine.
SI TË PARANDALONI DHE PËRBALLONI GAZRAT GJATË UDHËTIMIT?
Nuk mund të ndryshoni lartësinë ose presionin e ajrit të avionit tuaj, por nëse gjatë fluturimit ndiheni të fryrë, ekspertët kanë disa sugjerime për udhëtimin tuaj të ardhshëm.
KUJDES ÇFARË HANI
Një ditë para nisjes shmangni ushqimet që ju shkaktojnë gazra, tha Tamara Duker Freuman, dietologe. Këto ushqime janë fasulet, qepët, hudhrat, gruri dhe disa arra, produktet e qumështit dhe frutat. Edhe në ditën e udhëtimit vazhdoni të shmangni këto ushqime.
QËNDRONI TË HIDRATUAR
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.