Bananet janë ndër frutat më të mira për shëndetin e organizmit. Si fruti ashtu edhe lëkura ofrojnë një sërë vlerash të rëndësishme për mirëqenien tonë. Banania është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6. Ekspertët këshillojnë që njeriu mund të konsumojë dy banane në ditë. Ata po zbulojnë gjithnjë e më shumë për të gjitha të mirat që ofron ky frut, veçanërisht fijet e brendshme që veshin tulin e frutit. Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se këto fije lidhëse të quajtura “Phloem” përbëhen nga qeliza të gjalla, që mundësojnë ushqyerjen me vitamina dhe minerale të frutit.
Mund ta keni vënë re se kur hani një banane të pjekur, fijet në fjalë hiqen shumë më lehtë nga tuli. Banania është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve. Ajo i bën mirë edhe zemrës sepse përmban shumë kalium. Sa i përket diabetit, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të hanë vetëm një banane në ditë, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, sidomos në rastin e bananeve të pjekura fort.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.