Burrat të cilët marrin ilaçe për mosfunksionim erektil, siç është Viagra, mund të jenë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e harresës si Alzheimeri, raporton BBC. Në studimin që morën pjesë 260 mijë burra, doli se 18% prej tyre që morën Viagra patën më pak shanse të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit. Sidoqoftë duhen ende studime për ta vërtetuar së çfarë efektin e Viagres në këtë aspekt. “Duhen të bëhen ende studime të tjera për të vërtetuar efektin e këtij ilaçi. Duhet të mësojmë më shumë për potencialin që ka ky ilaç dhe të mendojmë pastaj për një dozim optimal”, ka thënë autorja e studimit Ruth Brauer.
“Studimi nuk ka vërtetuar se ilaçet për mosfunksionimin erektil zvogëlojnë rrezikun nga Alzheimeri, por është provë e mirë për të dëshmuar se ka shpresë në këtë drejtim për të bërë studime të mëtutjeshme mbi këto lloj ilaçesh”, ka thënë profesoresha Tara Spires-Jones, nga Universiteti i Edinburgut.
Në ndërkohë neurologu Francesco Tamagnini nga universiteti “Reading” ka thënë që ky studim është shumë i mirë, po megjithatë duhen ende detaje për të vërtetuar një gjë të tillë. Janë dy ilaçe kundër Alzheimerit të cilat kanë treguar rezultatet të mira për ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes në fazat fillestare. Shkencëtarët janë ende duke kërkuar ilaçe të tjera të cilat mund ta kenë këtë efekt. Ilaçet si Viagra fillimisht janë dizajnuar për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut si dhe anginën. Ato janë të mira edhe për aktivizimin e qelizave të trurit duke pasur efekt mbrojtës.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.