Kemi arritur në një pikë si shoqëri, ku nëse të rriturit nuk veprojnë, ata mund të rrezikojnë shëndetin mendor të gjithë të rinjve, përfundimisht, – shkruan psikologu Jonathan Haidt, i cili, padyshim është personi më i papëlqyer për adoleshentët. Në librin e tij thekson që fëmijët duhet të kenë fare pak, në mos thënë fare, akses në celularët apo rrjetet sociale derisa të mbushin 16 vjeç. Ndërsa disa kanë vënë dyshim shkencën pas fjalëve të Haidt, ky i fundit thotë se perspektiva e tij për këtë temë, lidhet ngushtë me vite të tëra kërkimesh dhe studimesh. Statistikat tregojnë se shumë adoleshentë janë në depresion ose ankth.
Raporti i APA thotë se fëmijët nuk kanë ‘përvojë, gjykim dhe vetëkontroll’ për të menaxhuar veten në rrjetet sociale. Gjithashtu, barra nuk duhet të bjerë tërësisht mbi prindërit apo të rinjtë, por te vetë individët apo ekipeve përgjegjëse për krijimin dhe mirëmbajtjen e platformave ose aplikacioneve dixhitale që përdorin njerëzit. Ne mendonim se interneti do t’i bënte fëmijët tanë më të zgjuar. Për shkak se shumica prej nesh ishin tekno-optimistë, nuk ngritëm alarmin kur fëmijët tanë filluan të kalonin katër, pesë, gjashtë dhe tani shtatë deri në nëntë orë në ditë në telefon, por jo vetëm.
Pra, ne i kemi mbrojtur fëmijët në jetën e vërtetë dhe nuk i kemi mbrojtur në internet. Në të dyja rastet kemi menduar se jeni në rregull, por jo. Kjo krizë e shëndetit mendor ndikon ndryshe te djemtë dhe ndryshe te vajzat.
Vajzat janë më emocionale sesa djemtë. Ato ndajnë më shumë me njëra-tjetrën. Niveli i ankthit te vajzat rritet shumë gjatë moshës dymbëdhjetëvjeçare dhe adoleshencës, sepse lidhen me njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale. Dëmtimi i vetes është një mënyrë se si vajzat përgjigjen ndaj ankthit.
Çfarë rregullash duhet ndjekur për të zgjidhur këtë problem?
Por, nëse fëmijët tuaj i kanë tashmë këto pajisje, mendoj se duhet të mendoni të vendosni ca rregulla strikte se sa kohë dhe kur do të kenë akses në to.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.