Zinku është vlerë ushqyese që i duhet organizmit për imunitet të forte. Farat e kungullit përmbajnë sasi të bollshme të zinkut e magnezit dhe janë antioksidant i fuqishëm. Drithërat e plota, si lagumet e tërshëra, përmbajnë shumë vlera ushqyese duke përfshirë edhe zinkun. Vezët, përveç proteinës, përmbajnë edhe minerale si zinku. Ushqimet e detit, në përgjithësi janë të pasura me vlera ushqyese dhe gjithashtu përmbajnë zink.
Arroret e pasura me zink janë lajthitë, arrat, fëstëkët e bademet. Përveç që janë të pasura me kalcium, bulmeti, si gjiza, qumështi e kosi, përmban edhe zink. Çokollata e zezë është e mbushur me antioksidant dhe gjithashtu ka sasi të zinkut. Zink përmbajnë edhe guacat e ndryshme të detit. Përveç këtyre zink përmbajnë edhe fasulet e thjerrëzat, ushqimet që i përkasin familjes se lagumeve.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.