Më 17 Prill në Kroaci do të realizohen dhe do të mbahen zgjedhjet parlamentare, një ndër kandidatët për deputet është mjeku shqiptar me origjinë nga Gostivari Shuip Shuipi.
Ai jeton dhe punon në Kroaci që 30 vite, 3 mandatet e fundit 12 vjet është anëtar i këshillit të pakicave kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit.
Shuip Shuipi është lindur në fshatin Dobridoll ku edhe ka kryer shkollimin fillor, shkollën e mesme të mjekësisë e ka kryer në qytetin e Tetovës, ndërsa fakultetin e Mjekësisë e ka kryer në Zagreb. Pas kryerjes së fakultetit në Zagreb ka punuar 8 vite me radhë në urgjencë, pastaj ka specializuar në lëmin e urologjisë ku edhe sot e kësaj dite punon si mjek urolog gati 20 vite në klinikën e shtetit ”Motrat e Mëshirës” , i cili është spitali i dytë më i madh në Kroaci.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.