Në kompjuterët desktop, zgjedhjet e procesorëve nuk janë aq të komplikuara. Mjafton të mbani mend disa detaje të vogla. Për shembull germa “K” nën kupton se procesori ka një shumëfishues(multiplier) të zhbllokuar duke lejuar tejkalimin e frekuencave të vendosur nga fabrika, një proces që ndryshe quhet “overclocking.”
Nëse nuk ka këtë germë, aplikimi i “overclocking” është i pamundur. Tek laptopët gjërat ndryshojnë. Mbase keni vënë re sesi procesorët e laptopëve kanë germa nga më të ndryshmet dhe shumë blerës nuk ja kanë idenë çfarë domethënie kanë.
Cila është diferenca mes procesorëve Intel U, H, dhe P? Cilin duhet të blini?
Arsyeja ka kaq shumë modele procesorësh për laptopët krahasuar me desktopët ka të bëjë me faktin se asnjë laptop nuk është i njëjtë. Prandaj kur bëhet fjalë për të zgjedhur një laptop për të blerë, nuk mjafton të kontrolloni se çfarë modeli përdor, i3 apo i5, ose çfarë gjenerate ka sepse variacionet janë të shumta.
Në kompjuterët desktopë, konsumi për disa procesorë ndryshon. Por dizajnët e PC kanë qëndruar të njëjtë përgjatë viteve: një kuti e madhe me një pllakë amë në brendësi.
Në varësi të përdorimit, ka edhe hapësira të ndryshme për ftohje. Si rezultat kur shihni një germë të caktuar për një model procesori, në të vërtetë nuk ka të bëjë me kapacitetin ftohës apo konsumin e energjisë. Për shembull germa F do të thotë se nuk ka grafika të integruara, ndërsa K do të thotë se ka një shumëfishues të zhbllokuar.
Megjithatë tek laptopët nuk ekziston hapësirë për ftohje si në desktop. Edhe laptopët më të trashë as që i afrohen kapacitetit ftohës të desktopëve. Kështu disa sakrifica nevojiten që të bëhet portativ dhe një balancë mes performancës, efikasitetit dhe hollësisë duhet të zbulohet. Në varësi të fuqisë që kërkoni nga laptopi, kjo balancë ndryshon.
Pikërisht këtu lind nevoja për të pasur një gamë të gjerë procesorësh. Edhe pak vat mund të bëjnë diferencë të madhe në kapacitetin termik të laptopit. Sipas përmasave që laptopi ka, lind nevoja për linja të ndryshme procesorësh. Aktualisht Intel ofron tre linja procesorësh: Seritë U, Seritë P dhe Seritë H.
Por cila është diferenca mes tyre?
Nëse kërkoni të blini një laptop të hollë dhe të lehtë që e përdorni kryesisht për punë dhe shfletim në internet, me shumë gjasa do të vijë me një çip Intel U.
Nënkupton “ultra-low-power” dhe janë çipe të cilët nuk janë më të mirë në aspektin e performancës por dizajni i tyre me energji të ulët sjell efikasitet të lartë. Ka frekuenca më të ulëta, më pak bërthama dhe një TDP shumë të ulët.
Për shembull Core i7-1365U ka një TDP prej 15W dhe në momente të caktuara shkon deri në 55W. Disa çipe U ka TDP akoma më të ulët prej 9W. Këto janë procesorët që mund të ftohen me lehtësi në varësi të dizajnit të kompjuterit.
Janë çipe me fuqi të dobët që janë ndërtuar duke sakrifikuar performancën.
Tashmë që keni informacion rreth procesorëve Intel P, mund të diskutojmë për rrugën e mesme, seritë Intel P. Njësoj si seritë U, janë procesorë që aplikohen në laptopët e hollë dhe të lehtë. Megjithatë është rritur konsumi i energjisë për të ofruar më shumë performancë.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.