Njerëzit mund të përballen me stresin në mënyra nga më të ndryshmet. Disa e përballojnë atë duke ngrënë më tepër se duhet, e disa të tjerëve stresi ua shuan oreksin. Në këtë periudhë izolimi, e ngrëna duket se është reagim i kuptueshëm ndaj mbylljes brenda katër mureve. Megjithatë, ekspertët thonë se në një periudhë më afat-gjatë, njerëzit duhet të kufizojnë ushqyerjen e tepruar të nxitur nga stresi për hir të shëndetit të tyre. Sipas ekspertëve, ka shumë arsye fiziologjike që e shtyjnë njeriut drejt frigoriferit. Në kushte të tilla, trupi ka tendencën të kërkojë ushqime kalorike dhe me shumë sheqer, të cilat japin hov afatshkurtër energjie.
Stresi rrit nivelet e kortizolit në trup që si rrjedhojë më pas shton oreksin. Ushqimet me sheqer çlirojnë dopaminë.
Sipas ekspertëve, e ngrëna mund të ndezë qendrën e kënaqësisë në tru dhe mund të shkëpusë njeriun mendërisht nga mendimet negative të ditës. E ngrëna në këto kohë është mënyra e vetme se si mund të ngushëllojmë veten dhe të përballojmë këtë situatë. Fakti që jemi të kufizuar jo vetëm në lëvizje por edhe në të drejta, është shumë rëndues në psikologji dhe nxit stresin. Mërzia është një tjetër faktor që i shtyn njerëzit drejt frigoriferit. Në mungesë të rutinës, frigoriferi duket sikur do të japë diçka ngushëlluese me të cilën të mbushen momentet boshe të mërzisë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.