Nxehtësia mund të largohet nga ndërtesa në një sërë mënyrash, por ekzistojnë disa opsione me kosto të ulët, të bazuara në fakte, që mund ta bëjë objektin ta mbajnë nxehtësinë.
Patsy Pope, një pensioniste që jeton e vetme në Londër, mund ta ndjente ajrin e ftohtë nën këmbët dhe shpinën e saj. Jashtë, temperaturat ranë nën zero gradë celsius në dhjetor, por kostoja e ngrohjes ishte rritur për shkak të agresionit rus në Ukrainë, ka shkruar BBC-ja të hënën.
Pope u përpoq të mbështillej sa më mirë që mundej, por ende ishte shumë ftohtë. Kështu, ajo lajmëroi autoritetin lokal, e ata nuk vonuan dhe i dolën në ndihmë me një folje mbështjellëse për gjashtë radiatorët e saj.
Ideja ishte që këta të mbanin nxehtësinë brenda dhomës, në vend që të dilte nëpër mure.
“Ishte shumë më ngrohtë kështu, sikur nxehtësia po mbahej brenda”, ka shtuar ajo.
Pope është shprehur se mund ta ndjejë ndryshimin brenda hapësirës ku jeton. Përvoja e saj sugjeron se disa rregullime të thjeshta në pëlhurën e një ndërtese mund të rrisë ngrohtësinë brenda, veçanërisht në temperaturat e ulëta.
Mediat online janë të mbushura me video që japin këshilla se si të mbahen ngrohtë ambientet e mbyllura. Por, ka pak të dhëna shkencore në lidhje me efikasitetin e masave të tilla, por të ndihmuar njerëzit që cilën nga këshillat e dhëna të zgjedhin.
Gjithashtu, një ndër idetë më të shpeshta siç është ngrohja e dhomës me qirinj, konsiderohet e rrezikshme.
Kriza energjetike është problem në rritje në shumë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, ku rreth 5000 vdekje vitin e kaluar (2023) vlerësohet se kanë ndodhur nga i ftohti në ambientet e shtëpisë, thuhet në një raport të Koalicionit “End Fuel Povery”, nismë e aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit.
Kjo po konsiderohet rritje prej gati 50 për qind në krahasim me dimrin e kaluar. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Administrata e Informacionit të Energjisë ka thënë se 27 për qind e familjeve janë ankuar për pasiguri energjetike, që arrijnë në rreth 34 milionë shtëpi.
Agjencia për inovacion në Britaninë e Madhe, Nesta, ka bërë të ditur se nëpërmjet aplikimit të foljeve mbështjellëse të radiatorëve ose shtimit të fletëve dytësore në xhama, banorët e Britanisë kanë arritur të kursejnë goxha kilovatë të energjisë elektrike.
Shifrat e Nestas thonë se ngrohja nëpërmjet radiatorëve mund të shërbejë në kursimin e energjisë elektrike, nëse kursimi bëhet në uljen e temperaturës së ujit dhe ambientit ku gjendet radiatori.
Ndërsa, Departamenti Amerikan i Energjisë ka thënë se nxehtësia që kalon nëpërmjet dritareve përben rreth 25-30 për qind të energjisë së përdorur për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave. Mbështetja me fletë për radiatorët, megjithatë, nuk do t’ju kursejë aq shumë, sipas hulumtimit të Nestas, dhe kjo funksionon vetëm në muret e izoluara nga jashtë, në shtëpitë me ngrohje nga gazi.
Rekomandohet edhe hapja e radiatorëve dhe largimi i ajrit të akumuluar, në mënyrë që uji i ngrohtë të lëvizë më me shpejtësi.
Ulja e termostatit nga 20 gradë celsius në 19 u vlerësua si opsion për kursimin e mbi 100 dollarëve për një periudhë të shkurtër. Hulumtimi britanik tregon se masat falas dhe me këto të ulët mund të kursejnë disa qindra euro, nëse masat kombinohen.
Elliot Clark, njohës i çështjeve të energjisë ka sugjeruar që të kihet parasysh edhe koha e kaluar në dush.
Ai ka thënë se një dush gjatë dimrit që zgjatë 10 minuta mund të kushtojë rreth 64 cent. Kjo nuk konsiderohet shumë e madhe në vete, por kur shumëzohet me kohën e kaluar gjatë tërë vitit, kostoja mund të shkojë në qindra.
Duke iu përmbajtur një dushi 4-minutësh, mund të ulni kostot e shpenzimit të energjisë.Top24
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.