Perbersit:
1/2 kg mish i bluar
3-5 copa qepë
kripë
mëlmesa (vegetë, trumëz e piper i zi)
magdanoz
2 lugë gjelle miell
gjysmë kulaçi bukë bajate
1 pluhur pjekurinash
1 vezë
thymian.
Pergatitja:
Për gjysmë kilogrami mish të bluar na duhen duhen diku 3-5 qepë mesatare, të cilat i grijmë në rende dhe i përziejmë me mishin.
Shtojmë kripën , mëlmesat e magdanozin. Përziejmë prapë e shtojmë dy lugë gjelle miell, një gjysmë kulaçi bukë bajate të grirë në rende, pluhurin e pjekurinave (ose sodë bikarbonë) dhe në fund një vezë.
Masa përzihet mirë me duar dhe qoftet formësohen sipas dëshirës.
I fërgojmë në një tigan me vaj dhe për një aromë më të mirë u shtojmë edhe disa gjethe thymiani.
Ju befte mir!
© 2023, Emathja. All rights reserved.