Studioja pas lojës Spider-Man 2 ka rënë viktimë e një sulmi të madh ransomware.
Javën e kaluar, hakerët kërkuan 2 milionë dollarë nga studioja Insomniac në pronësi të Sony, që zhvilloi hitin e super heroi për PlayStation 5.
Hakerët thanë se nëse paguhen nuk do të publikonin informacionet e vjedhura online.
Që atëherë, informacione rreth punës së bërë apo lojës së ardhshme Wolverine janë publikuar online.
Studio të tjera, gazetarë dhe fansa reaguan menjëherë duke dënuar sulmin dhe kërkuar të tjerëve që të mos ri-publikonin asnjë përmbajtje.
Zhvilluesi i lojës Alan Wake 2, Remedy Games, u indinjua në rrjetin social X për ngjarjen e ndodhur në Insomniac.
Kjo e fundit kishte publikuar shumë pak informacione në lidhje me lojën Wolerine me përjashtim të një traileri në 2021.
Grupi i ransomware Rhysida mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se ka qenë edhe pas sulmit ndaj British Library muajin e kaluar.
Është sulmi më i fundit i profilit të lartë ndaj një studioje video lojërash pasi Rockstar Games ra pre vitin e kaluar me informacione rreth GTA 6 që u shfaqën online. /GameWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.