Përbërësit:
450gr miell
1 vezë
200gr djath krem
40ml qumësht (4 lugë)
60ml vaj misri
1/2 lugë caji kripë
½ pluhur për pjekje
2 lugë pesto sos (borzilokut)
60gr gjizë
1 kuqe e vezëz
Përgatitja:
Në një enë vendosim miellin, kripën dhe pluhurin për pjekje. Në anën tjetër përziejmë djathin, vajin, qumështin, vezën. Me këtë masë gatuajmë brumin duke e ngjeshur për 10 min në mënyrë që të fitojmë një brum elastik.
Brumin e ndajmë në dy pjesë, e hollojmë në formë përafërsisht të bredhit. Pjesën e parë e vendosim në tepsi e lyejm me gjizën të përzierë me pesto dhe e mbulojm me pejsën e brumit të mbetur. Për rreth brumit e prejmë në mënyrë reciproke te dy anët, cdo 2cm me thellësi rreth 3cm (sikurse në foto), pjesët e prera I rrotullojmë dy herë. Me pjesët e mbetura pasi të ia japin formën e bredhit I formojmë dekorimet përmbi si yllin, shiritat dhe topat. Piqet në 180°C 30-40min.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.