Perbersit:
500 gr patate të shtypura
500 gr peshk i gatuar
1 vezë
1 lugë gjelle lëkurë limoni
1 lugë gjelle nenexhik
1 lugë gjelle majdanoz
kripë dhe piper i zi
pak miell
vaj ulliri.
Pergatitja:
Në një enë, kombinoni të gjithë përbërësit përveç miellit dhe vajit të ullirit.
Mielloseni një tavolinë pune. Merrni një lugë të madhe nga masa e qofteve, formoni toptha me të, dhe shtypeni për të krijuar një qofte të rrafshët. Hidhni pak miell mbi.
Nxeni pak vaj ulliri në një tigan. Fërgoni qoftet deri sa të marrin ngjyrë në të dyjat anët.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.