Perbersit:
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë
2 spec i kuq
1 kg domate të copëtuara
1 L lëng supe
Vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë e mesme borzilok i freskët.
Pergatitja:
Nxejmë vajin e ullirit në një tenxhere të madhë. Fërgojmë qepën, specat dhe hudhrën për 5 minuta. Shtojmë domatet dhe gatuajmë për 5 minuta të tjera.
Shtojmë lëngun e supës dhe 250 ml ujë. Lëmë të vlojë, reduktojmë temperaturën dhe ziejmë për 30 minuta.
Heqim nga zjarri dhe lëmë të ftohet pak. Bluajmë supën në një pure duke përdorur bluajtës dore ose procesor ushqimi.
Shtojmë kripë e piper. Servojmë të ngrohtë, dhe të dekoruar me borzilok dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër.
Ju bëftë mirë!
© 2023, Emathja. All rights reserved.